Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka shprehur kritika ndaj Kuvendit pas vendimit për vlerësimin e dëmit të karrigeve të djegura, duke theksuar se pagesa do të mbahet nga rrogat e deputetëve.
Në një postim në Facebook, ai ka rikujtuar vjedhjet e qeveritarëve me inceneratorët dhe PPP-të, duke e quajtur këtë situatë si “farë e keqe” që duhet zhdukur.
“Cfare t’ju thuash ketyre…?
Karriget e drurit qenkan te popullit shqiptar e paguhen me taksat e popullit . Qindra milion euro qe vidhen cdo dite me inceneratoret, PPP, rruget e florinjta, grabitje pronash publike e private, udhetimet dhe luksi i Rames me familje e ministra…etj,etj, nuk qenkan te popullit shqiptar , nuk dilkan nga taksat e shqiptareve!
Fare e keqe qe duhet zhdukur me cdo menyre !” shkruan Paloka.