Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar ashpër sulmin e Izraelit në Liban, duke e quajtur një “përpjekje të paligjshme pushtimi” që duhet të ndalojë menjëherë.
Ajo theksoi se ky sulm dëmton sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, duke paralajmëruar se mund të shkaktojë një valë të re migrimi dhe të favorizojë ekstremistët globalë. Turqia i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të veprojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Reagimi vjen pas njoftimeve nga ushtria izraelite për fillimin e një operacioni tokësor në Libanin jugor, me synim objektivat e Hezbollahut në zonën kufitare.