E ndërsa ish-deputeti i PD-së, ndodhet në qeli për të vuajtur dënimin me një vit burg, në rrjetet sociale është hapur një faqe “Free Ervin Salianji” që thekson se ai ka qenë zëri i protestave opozitare.
“Nëse ka një karakteristikë që ka shenjuar rrugëtimin politik të Salianjit është aftësia për të organizuar protesta nga më masivet kudo ku ka pasur problematika në të gjithë Shqipërinë.
Ka qenë besimi që i kanë dhënë qytetarët për përfaqsimin e kauzave dhe problematikave të tyre që e kanë formësuar profilin politik të Salianjit si një nga zërat më të fuqishëm opozitar” mbyllet postimi shoqëruar me disa foto nga protesta të ndryshme.