Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, ka akuzuar një femër se e ka shantazhuar duke i kërkuar një shumë prej 4000 eurosh. Në një deklaratë për News24, ai theksoi se ajo i ka dërguar foto të manipuluara dhe ia ka shpërndarë ato miqve të tij.
Kapllanaj shprehu indinjatën e tij për veprime të tilla, të cilat i konsideron të ulta dhe të papërgjegjshme nga ata që tentojnë t’i dëmtojnë imazhin.
“Personi që më ka nisur fotot e modifikuara dhe i ka shpërndarë te miqtë e mi, dyshoj se është femër ka thënë Kapllanaj dhe më ka kërkuar një shumë prej 4000 eurosh. I kam thënë që nuk është kjo rruga për të kërkuar para dhe nëse do më kishte kërkuar ndihmë të sinqertë për të ndihmuar motrën e sëmurë siç pretendonte, nuk do ia kisha kursyer mbështetjen financiare. Këto imazhe të sajuara nuk më cenojnë aspak ka theksuar ish- kryebashkiaku, ndaj do t’u drejtohem organeve ligjzbatuese për të bërë kallëzim”, ka deklaruar Kapllanaj.