Ditën e sotme është hapur autostrada Thumanë-Kashar dhe banorët do të kenë akses në hyrje dhe dalje në të.
Lajmi u konfirmua nga kryetari i degës së PD-Demokratët Euroatlantikë Sabah Sheta, i cili me anë të një postimi në rrjetin e tij social shprehet se është hapur rruga dhe qytetarët tani kanë akses të plotë. Ai thotë që sot është një ditë e shënuar për banorët e bashkisë Krujë.
“Nga sot mijëra bizneset e zonës dhe 85 mijë banorët e Bashkisë kanë akses në rrugën Thumanë-Kashar. Fal rezistencës epike, të jashtëzakonshme të vëllezërve dhe motrave krutane mundëm të fitojmë atë që na u mohua, e drejta e lëvizjes pa pagesë si dhe për të
mos shkuar deri në Kashar dhe ardhur më pas në banesat tona.”, shkruan Sheta.
Më tej ai ka falenderuar të gjithë ata që morën pjesë në protestë dhe që treguan se si fitohet një kauzë e drejtë.