Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të një video në rrjete sociale thotë që nga data 1 nëntor është rritur me 15% çmimi i bukës.
“Secili prej nesh do të paguajnë 15% më shumë për të blerë një bukë për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës në orët e pikut të prodhimit. Me rritjen e re, një bukë që kushton 100 lekë, pensionistët do ta blejnë 115 lekë. Pra, në tryezat e pensionistëve nuk shtohet asgjë. Rritja reale është pothuajse zero. Atë lemoshe që ua dha me njërën dorë, qeveria po ua merr me tjetrën.”, shprehet Xhixho.
Ajo thotë që kjo është një tallje e hapur me 800 mijë pensionistë që kanë punuar dhe kontribuar një jetë për këtë vend.
Xhixho nënvizoi se ky është një mashtrim i radhës së qeverisë se mund të blejë votën e pensionistëve me propagandë boshe.