Moderatorja Fatma Haxhialiu ka zbuluar se së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë.
Fatma ka postuar videon nga momenti kur i kishte treguar djalit të saj Kian, që së shpejti do të jetë vëlla i madh.
Përmes një torte të veçantë, ajo i kërkon djalit të zbulojë se çfarë fshihet brenda.
Kian fillon të tërheq një letër dhe aty zbulon nga brenda tortës disa imazhe nga ekografia.
E dija, thotë djali i Fatmës i emocionuar.