-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

INSTAT: 40% e buxhetit familjar shpenzohet për ushqime

Kryesoret

Sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve të publikuar nga INSTAT, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje me 3 deri në 4 anëtarë u rritën me 3.7% në vitin 2023.

Vlerat e raportuara tregojnë se një familje shpenzon mesatarisht 91,675 lekë në muaj, me gjithsej rreth 68.4 miliardë lekë për konsum në muaj. Prej këtyre shpenzimeve, 40% e buxhetit familjar, ose rreth 36,349 lekë, shkon për ushqime dhe pije joalkoolike.

Në aspektin e shpenzimeve për banesën, ujin, energjinë elektrike dhe qiranë, familjet investojnë rreth 9,000 lekë, që përbën 9.7% të totalit të buxhetit. Po ashtu, 7.4% e buxhetit shpenzohet në restorante dhe hotele.

Familjet në Tiranë kanë nivelin më të lartë të shpenzimeve për konsum, me një mesatare prej 108,098 lekësh në muaj, ndërsa Kukësi raportohet si qarku me nivelin më të ulët, me 73,225 lekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit