11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërroi jetë sot në spital, si u “përfshi” Enea Themollari në atentatin ndaj motrave Nikolli

Kryesoret

Enea Themollari, 26 vjeç, ka ndërruar jetë në spital pas shpërthimit me tritol që ndodhi në atentatin ndaj motrave Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan.

Në mëngjesin e 14 korrikut, një shpërthim me tritol shënjestruan Giovanna Nikollin në Elbasan, por e plagosur rëndë mbeti fqinji i saj, 26-vjeçari Enea Themollari, i cili humbi jetën sot pas dy muajsh në spital. Tritoli ishte vendosur në derën e hyrjes së apartamentit ku jetonin motrat Nikolli.

Giovanna, e dashura e Amarildo Nikollit, i dyshuar si vrasës me pagesë, kishte pasur përplasje publike me të dashurën e Nuredin Dumanit, i cili po ashtu është i përfshirë në këtë ngjarje. Në një video, ajo e thirri Dumanin që të mbante nën kontroll të dashurën e tij, duke sugjeruar tensione të mëdha midis tyre.

Të dyja palët janë përfshirë në një marrëdhënie të tensionuar që ka përfunduar me dhunë, duke lënë pas një tragjedi të rëndë dhe një humbje të jetës së pafajshme.

Vdes Enea Themollari pas shpërthimit të tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit