-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthimi i Muçit/ Sylvinho thekson nevojën për durim dhe përshtatje

Kryesoret

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka komentuar rikthimin e Ernest Muçit në skuadër për ndeshjet e tetorit, duke theksuar rëndësinë e tij për ekipin.

Sylvinho theksoi se për të integruar lojtarë të rinj, është e nevojshme të lihen disa jashtë, duke iu dhënë hapësirë për zhvillim.

“Që unë të marr 2 ose 3 lojtarë, duhet të lë dikë jashtë. Në këtë rast kemi Muçin që është lojtar i rëndësishëm, i ri. Kur 1 lojtar bën ndryshim të klubit, ka nevojë për kohë për t’u përshtatur. Unë zgjedh fjalën durim, ai po bën mirë dhe mund të ketë mundësi dhe minuta.

Nga 24 lojtarë, secili mund të ketë mundësi për të luajtur. Qoftë 10 minuta apo 90, dhe stërvitja mund të ndryshojë jetën. Lojtarët do luajnë dhe do bëjmë rivlerësimet. Ju jeni të lumtur me Muçin dhe unë me të, shpresoj të ketë vazhdimësi”, tha Sylvinho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit