Mijëra protestues janë mbledhur jashtë selisë së korporatës publike të medias në Hungari për të shprehur pakënaqësinë ndaj rrjetit propagandistik të qeverisë nacionaliste.
Protesta u organizua nga Peter Magyar, lider i partisë TISZA, e cila ka dalë si sfida më serioze për Viktor Orbanin që nga ardhja e tij në pushtet 15 vjet më parë. Magyar kritikoi “fabriken e propagandës” të Orbanit për dëmin që i ka shkaktuar demokracisë dhe kërkoi dorëheqjen e drejtorit të medias publike.
Ai gjithashtu ftoi mbështetësit për një tjetër protestë më 23 tetor. Vëzhguesit e mediave kanë paralajmëruar prej kohësh se liria e shtypit në Hungari është nën kërcënim, me partinë e Orbanit që kontrollon rreth 80% të tregut mediatik.