Edicioni i këtij viti i “Kënga Magjike” ka nisur me përzgjedhjen e artistëve për natën finale.
Matilda Mcini dhe blogerja Selin Bollati janë konfirmuar si prezantueset e këtij edicioni nga Ardit Gjebrea gjatë emisionit “E diela shqiptare”.
Lajmi u shpërnda përmes një video-call, ku djali i Matildës shprehte emocionin për këtë projekt. “Kënga Magjike 2024” do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në dhjetor, me datat që pritet të konfirmohen së shpejti.