Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi sot kufirin me Libanin, duke inkurajuar ushtarët e tij pas fillimit të operacioneve tokësore në jug të Libanit.
Ai përmendi sulmin e paprecedentë të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe theksoi se Izraeli ka kthyer situatën në favorin e tij gjatë këtij viti.
“E gjithë bota i admiron goditjet që ju jepni armiqve tanë,” tha Netanyahu. “Së bashku do të luftojmë dhe së bashku do të fitojmë,” përfundoi ai, duke nënvizuar angazhimin e ushtrisë izraelite për të përballuar kërcënimet nga fqinjët.