Kryeministri hungarez Viktor Orban ka kërcënuar se nëse fenomeni i emigrantëve të paligjshëm vazhdon, do t’i sjellë ata në Bruksel dhe do t’i lërë para zyrave të BE-së.
Gjatë një tubimi, Orban tha “Nëse ata i duan, le t’i mbajnë!” Ai theksoi se Hungaria ka zero emigrantë dhe se vendi mbron kufijtë e tij me forcë, duke u bërë kështu një shembull për të tjerët në Evropë.
Orban gjithashtu u shpreh për rëndësinë e politikave sociale tradicionale në vend, duke deklaruar se Hungaria është vendi më i sigurt në Evropë.