Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda kanë mbërritur tek spitali i Traumës për të vizituar policët e lënduar.
“Reagimi i policisë ishte në proporcion të drejtë me dhunën e protestuesve. U lënduan 10 efektivë, ndaj protestuesve zjarrvënës do ketë referime penale në Prokurori”, u shpreh ministri Hoxha.
Ashtu siç njoftoi Policia e Shtetit më herët, janë dëmtuar 10 punonjës policie si pasojë e molotovëve dhe lëndëve piroteknike të hedhura drejt institucioneve dhe selisë së PS-së gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e sotme.
Në njoftimin zyrtar, uniformat blu bënë me dije se kanë marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.