-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gaz lotsjellës turmës, Këlliçi: Policia shoqëroi protestuesit

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se sot ishte dita e parë e mosbindjes civile teksa ka shtuar se revolta e qytetarëve do të vazhdojë.

Pas përfundimit të protestës së opozitës, Noka është shprehur se kjo mosbindje civile nuk do të ndalojë deri në përmbushjen e synimeve të tyre.

Belind Këlliçi akuzoi se policia ka shoqëruar protestuesit. “Ka pasur një sulm nga policia që i ka shoqëruar. Janë disa të shoqëruar. Më duhet të konfirmoj emrat e të gjithë qytetarëve për të pasur një reagim zyrtar.

Protesta e sotme? Nuk ka lidhje pjesëmarrja sepse PD sheshet i ka pasur përherë plot. Por nga sot ka nisur mosbindja civile. Aktet e sotme janë asgjë me atë që e pret këtë mazhorancë.

Ajo që ndodhi para PS-së është një goditje me pambuk me atë që pritet që të ndodhë. Protesta do të përshkallëzohet në ditët në vazhdim. Ky ishte vetëm akti i parë.

I dyti, do të njoftoheni shumë shpejt. E radhës po shqyrtojmë shumë formate të ndryshme, nuk është e thënë që të jetë si protestë tradicionale” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit