Belind Këlliçi: Ne nuk i shmangemi asnjë procesi zgjedhor. Edhe kur Rama vodhi vulën, logon, simbolet, sërish PD nuk i bojkotoi zgjedhjet.
U futëm në zgjedhje pa pasur numërues dhe komisionerë. Pa pasur asgjë kemi marrë gjysmë milioni vota. Do të bëjmë gjithçka për qeveri teknike. Nuk ka më shëtitje në bulevard.
Protesta do të jetë edhe më e ashpër, sepse zgjidhje tjetër nuk ka. PD i bojkotoi njëherë zgjedhjet dhe kostot vijon që t’i vuajë edhe tani që flasim. I dogji mandatet dhe pasoja i vuajnë edhe sot demokratët.
Vëllai i kryeministrit është i përfshirë në trafik droge, vëllai i Fatmir Xhafajt është dënuar për trafik droge. Do të bëjmë gjithçka për të sensibilizuar. Shqipëria ka ministra deputetë që janë dënuar për përdhunim në grup, vrasje, plagosje.