-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi mund të rinisë javët e ardhshme

Kryesoret

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njoftoi se do të fillojë përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel midis kryenegociatorëve. Ai shpreson që takimet të zhvillohen javët në vijim.

Lajçak theksoi në një postim në Facebook se javën e ardhshme do të fokusohet në organizimin e këtij takimi, duke e quajtur atë të rëndësishëm për rinisjen e dialogut.

“Javën e ardhshme do të përqendrohem tek organizimi I takimit të radhës mes kryenegociatorëve I cili do të më pëlqente të zhvillohej javët e ardhshme”,– thotë Lajçak.

Ky proces ka qenë i ngrirë për një kohë të gjatë, veçanërisht pas ngjarjeve të fundit në Banjskë dhe mungesës së takimeve mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, që nga shtatori 2023.

Kurti ka vënë kusht dorëzimin e Milan Radoicic tek autoritetet kosovare për rinisjen e dialogut, pasi Radoicic ka pranuar se ishte organizatori i ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit