Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bashkuar forcat me protestën e opozitës para Kryeministrisë, duke shprehur qëndrim të fortë ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji.
Gjatë marshimit drejt bulevardit, ai e quajti këtë akt një “akt banditesk”, duke theksuar se Salianji u burgos për të denoncuar lidhjet e qeverisë me trafikun e drogës.
“Do të vazhdojmë deri në arritjen e objektivave të kësaj proteste, që janë përmbysja e regjimit dhe zgjimi i qytetarëve për të vendosur drejtësinë,” tha Meta.
Ai shtoi se bulevardi është plot me qytetarë të revoltuar, të gatshëm për të kërkuar ndryshime dhe për të sfiduar situatën aktuale.