Ditën e sotme ka nisur vaksinimi falas kundër gripit për tu mbrojtur nga virozave respiratore.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu tha se janë siguruar 280 00 doza vaksine të cilat janë të shpërndara në të gjithë vendin.
Ajo apelon të gjithë qaytetarët që “Ti drejtohen Qendrave Shëndetësore për të marrë vaksinën e gripit dhe për të jetuar një dimër të shëndetshëm pa viroza dhe mbi të gjitha pa komplikacione që sjellin virozat. Kështu që vaksinohuni tani”.
Koçiu tha se grupet për të cilët rekomandohet kryerja e vaksinës kundër gripit janë fëmijët t 6 muaj -12 vjeç, punonjësit e shëndetësisë, mësuesit, efektivët e policisë, personat që vuajnë nga sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe qytetarët mbi 60 vjeç.