-sidi education-spot_img
21 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot protesta e opozitës, Vokshi: Bllokimi i rrugëve është mënyrë demokratike proteste

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka folur në News 24 në lidhje me protestën e sotme të opozitës, duke theksuar se në Shqipëri nuk ekziston demokracia. Ajo argumentoi se bllokimi i rrugëve është një mënyrë demokratike për të protestuar dhe se qeveria do të përballet me opozitën.

Vokshi tha: Qeveria po iu merr shpirtin qytetarëve, ata kanë të drejtë të reagojnë. Nuk është normale që Salianji të dënohet me një vit burg vetëm për një denoncim ndaj maxhorancës. Lideri i opozitës, Sali Berisha, është dënuar pa asnjë provë.

Ajo theksoi se e drejta e protestës është e garantuar nga Kushtetuta, duke përmendur se shumë vende kanë parë protesta masive, si në Francë dhe Bruksel, ku fermerët bllokuan rrugët me traktorë. “Ka vetëm një rrugë, përballja dhe mosbindja civile. Janë qytetarët ata që do mbyllin protestën,” përfundoi Vokshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit