Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit në Tivat, Mal të Zi, ku u diskutuan çështje të stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të vendeve të Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian, dhe mbajtja e të rinjve në rajon.
Begaj theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar për stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke kërkuar që BE të jetë proaktiv në adresimin e sfidave specifike të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në lidhje me projekte infrastrukturore dhe integrimin ekonomik.
Ai gjithashtu vlerësoi rëndësinë e konferencës së dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE si një sinjal inkurajues për rajonin.
Krerët e shteteve pjesëmarrëse ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit dhe ecurinë e proceseve integruese të Ballkanit në BE.