Sot u lançua nisma “Angazhimi me profesionistë të Diasporës” nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, me një event në nder të gazetarit dhe shkrimtarit Skënder Sherifi.
Në këtë ceremoni, ministri Hasani theksoi rëndësinë e kontributeve të shqiptarëve jashtë vendit për forimin e lidhjeve kulturore dhe identitetit kombëtar. Ai vlerësoi veprat e Sherifit si një pasuri për trashëgiminë letrare shqiptare.
Nisma synon të theksojë rëndësinë e diasporës si forcë për progresin e Shqipërisë, me mbështetje nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe trupit diplomatik.