Bora Muzhaqi, ministre e Rinisë, njoftoi se mbi 1300 të rinj kanë përfituar nga programi kombëtar i praktikës së punës gjatë pesë viteve të fundit.
Ajo theksoi se të rinjtë angazhohen në institucione shtetërore, përfshirë Kryeministrinë dhe bashkitë, pa pasur nevojë për përvojë të mëparshme.
Muzhaqi e cilësoi këtë program një trampolinë për avancimin në karrierë, duke u bazuar në meritokraci.
“Që të hapej dera e një institucioni për të kryer praktikën, një punë e papaguar, ishte nderi i jetës. Kjo ndodhte në 2011, ndaj edhe shumë të rinj nuk iu bashkuan administratës, pasi i gjenin dyert e mbyllura”, tha Muzhaqi.