-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e opozitës, Baçi: Fillimi i mosbindjes civile

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, deklaroi se protesta e opozitës e zhvilluar më 7 Tetor ishte vetëm fillimi i një mosbindjeje civile.

Në një intervistë në News24, ai theksoi se qëllimi për të arritur një qeveri teknike nuk mund të realizohet brenda disa orësh dhe se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të qytetarëve për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Nuk është protesta e parë. Por ajo e djeshmja pati një hap ndryshe, ishte protesta e parë që nuk pati në krye të protestës folës politikanë të PD, nuk pati podium. Ishte fillimi i mosbindjes civile.

Ishte vetëm fillimi, nëse bëhet pyetja a i arritët pritshmëritë? Qëllimi nuk arrihet më një ditë, as me 2-3 orë. Do të fillojë derisa të realizohen kërkesat e qytetarëve.

Ata duan zgjedhje të lirshme e të ndershme, këtë e realizon një qeveri teknike. Jo një qeveri si kjo që ka dhënë prova të zgjedhjeve jo të lira, jo të ndershme.

Duhet të shkojmë në çdo institution sepse i kontrollon Rama”, tha Luan Baçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit