Kombëtarja shqiptare duket se do të jetë pa shërbimet e sulmuesit Rei Manaj edhe për ndeshjet e muajit nëntor, pas konfirmimeve nga trajneri i Sivasporit, Bylent Ujgun.
Pas humbjes 3-2 ndaj Goztepe, Ujgun njoftoi për situatën e dëmtimit të Manajt, duke theksuar se ai nuk do të rikthehet në fushë për një kohë të gjatë. Kjo mungesë paraqet një sfidë për kuqezinjtë, të cilët kanë nevojë për të gjitha forcat në ndeshjet vendimtare të Ligës së Kombeve.
Mungesa e Manajt lë Shqipërinë pa shumë alternativa për përballjet e ardhshme.