Shkencëtarët John Hopfield dhe Geoffrey Hinton fituan Çmimin Nobel për Fizikë 2024 për zbulimet dhe shpikjet që mundësojnë mësimin e makinerive brenda rrjeteve nervore artificiale.
Çmimi vjen me një shumë prej 11 milionë korona suedeze (1.1 milionë dollarë), e cila ndahet ndërmjet fituesve. Çmimi për fizikë jepet nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.
I konsideruar gjerësisht si çmimi më prestigjioz për fizikanët në mbarë botën, ai u krijua, së bashku me çmimet për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe, në testamentin e Alfred Nobel.
Çmimet janë dhënë me disa ndërprerje që nga viti 1901, megjithëse çmimi Nobel për ekonominë është një shtesë e mëvonshme në kujtim të biznesmenit dhe filantropit suedez, i cili kishte bërë një pasuri nga shpikja e tij e dinamitit.