Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas protestës së zhvilluar më 7 Tetor në Tiranë, duke akuzuar policinë për mbrojtje të qeverisë dhe për përpjekje për të dëmtuar protestuesit.
Në një postim në rrjetet sociale, Blushi e quajti këtë veprim si tregues të “fytyrës kriminale” të Narkopolicisë dhe shprehu vendosmërinë e partisë së tij për të ndëshkuar qeverinë e Edi Ramës, duke e përshkruar atë si “Kryehajdutin” dhe “Kryebanditin”.
Postimi i plotë i Blushit:
Fytyra e vërtetë kriminale e Narkopolicisë që tentoi mbrëmë të digjte të gjallë protestuesin paqësor!
Këta kriminelë me uniformë, që tentojnë të marrin jetë njerëzish për të mbajtur me gjak në pushtet, Kryehajdutin, Kryebanditin dhe Kryetradhëtarin e kombit, Edi Rama, e kanë personale me qytetarët dhe me opozitën.
Më të vendosur se kurrë për të ndëshkuar pa mëshirë dhe me çdo çmim Narkoshtetin.