Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tetovë, ku janë gjetur pa shenja jete një nënë dhe vajza e saj.
Nëna e viktimave dhe djali i mitur janë dërguar në spital në gjendje kritike. Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupat do t’u nënshtrohen ekspertizës.
Policia ka nisur hetimet pas raportimit nga një anëtar i familjes.