Kristjan Nikolli, një shqiptar 26-vjeçar, është dënuar me 20 muaj burg pasi u zbulua në një fermë kanabisi në Chorlton.
Ai, që kishte rolin e një “kopshtari”, pranoi se u angazhua në rritjen e bimëve për të shlyer borxhe, duke iu ofruar 6,000 £ për këtë punë. Policia e zbuloi atë gjatë një kontrolli dhe, përveç bimëve të kanabisit, sekuestruan dy telefona dhe 2,000 £ cash.
Nikolli, një emigrant i paligjshëm, mund të përfitojë një lirim me kusht pas shlyerjes së gjysmës së dënimit, por përballë një urdhri dëbimi pas përfundimit të burgut.