Këngëtarja Elvana Gjata ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe ndjekësve pas krahasimeve me Beyoncé-n, në kontekstin e skandalit të fundit të Diddy-t.
Në një postim të saj në X, ajo shkruan: Nëse kohën që harxhon me urrejtje pa arsye për të tjerë, do ta ktheje në dashuri dhe punë për veten, sot do të ishe një njeri shumë më i lumtur… just open your eyes… let no one fool you.
Mesazhi i saj mbetet i paqartë nëse është i drejtuar për një person të caktuar, apo është një këshillë për ndjekësit e saj. Kjo ka nxitur diskutime për domethënien e tij në kontekstin e skandaleve aktuale.