-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho publikon videon: Dhuna ndaj protestuesve, ja reagimi i narko-qeverisë!

Kryesoret

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka shpërndarë një video që ilustron dhunën e protestuesve në tubimin e opozitës.

Ajo e cilëson këtë si një akt të narko-qeverisë, e cila, sipas saj, po i vjedh qytetarët më të varfër dhe po i shtyn ata drejt një realiteti të pamundur.

Xhixho thekson se autoritetet po tentojnë të frikësojnë qytetarët dhe të rrezikojnë jetën e tyre, duke treguar frikën e qeverisë nga protestat paqësore.

REAGIMI I XHIXHOS

Ja e vërteta e dhunës së protestës së qytetarëve të lirë.

Ky është reagimi i narko-qeverisë, që pasi i vjedh çdo ditë qytetarët më të varfër në Evropë, pasi i dhunon çdo ditë duke e bërë këtë vend të pajetueshëm sa largimin prej tij e shohin si të vetmen shpresë, tani dhe kërkon t’u vërë flakën e t’u rrezikojë edhe jetën.

Kjo është mënyra si sillet me qytetarët e vet një pushtet që ka frikë nga protesta paqësore dhe nga vota e lirë e qytetarëve.

Edi Rama është sot drejtuesi i grupit të strukturuar kriminal, ndaj dhe përballja me këtë regjim është e vetmja mënyrë për të vendosur shtetin ligjor në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit