-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BBC: Izraeli mund të dobësojë Hezbollahun, por ideologjia e tij mbetet e fortë

Kryesoret

Hugo Bachega, korrespondent i BBC në Lindjen e Mesme, paralajmëron se, edhe nëse Izraeli arrin të dëmtojë Hezbollahun, ideologjia e grupit do të vazhdojë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje popullit libanez të çlirohet nga Hezbollah, por Bachega thekson se historiku i dhunës dhe pakënaqësisë në Liban do të pengojë këtë mesazh.

Hezbollah, si një parti politike dhe lëvizje sociale, ka mbështetje të thellë, dhe ndonëse mund të dobësohet, rreziku i radikalizimit të mbështetësve të tij është i mundshëm, duke përkeqësuar tensionet në vend.

“Ky është një grup që shpesh përshkruhet si shtet brenda shtetit, i fuqishëm dhe me ndikim…”.

“Afatgjatë, ekziston rreziku real që mbështetësit e Hezbollahut, duke u ndjerë të poshtëruar, mund të bëhen më të radikalizuar dhe të izoluar. Kjo mund të përkeqësojë tensionet në këtë vend, i cili përjetoi një luftë civile midis viteve 1975-1990”.

“Kjo është diçka për të cilën njerëzit kanë filluar të flasin – e ardhmja e këtij vendi dhe çfarë mund të ndodhë pas përfundimit të luftës”, ka shkruar Hugo Bachega

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit