Në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë vazhdojnë debatet e ashpra mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës. Këto debate kanë shqetësuar deputetin e Partisë Socialiste Erion Braçe, i cili ka zyrën ngjitur.
Në një moment Braçe është futur në mbledhje dhe i ka kërkuar Albana Vokshit të ulë zërin.
“Ec or dreq andej, boll bërtite, ule zërin. Kam zyrën këtu matanë dhe po të dëgjoj ty, kam mbledhje”, tha Braçe.