Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ka ndarë mendimet e tij për ndeshjen e ardhshme me Çekinë.
Ai e cilëson këtë sfidë si shumë të vështirë, por është i sigurt për motivimin e ekipit: Ne do futemi në fushë si gjithmonë për të fituar të dy ndeshjet. Tani mendojmë vetëm për Çekinë, është një ekip shumë fizik dhe i fortë në duele.
Pas rikthimit të tij pas një periudhe të gjatë dëmtimi, Kumbulla shprehu gëzimin për formën e tij aktuale: Ajo periudhë ishte shumë e keqe për mua. Tani besoj se zhvillova një fazë përgatitore shumë të mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë moment.
Ai gjithashtu shprehu dëshirën për të shënuar një gol me Kombëtaren, duke theksuar: Kam shumë dëshirë që të shënoj, pasi janë shumë ndeshje pa bërë gol në Kombëtare.
Kumbulla është optimist për rolin e tij në mbrojtje dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes lojtarëve: Dhe, nuk është vetëm punë e imja dhe e Ismajlit, por e të gjithë ekipit. Kemi shumë konkurrencë dhe të gjithë duam të luajmë.