Kuvendi shqiptar ka anuluar seancën plenare të planifikuar për sot, duke e shtyrë për një tjetër ditë. Sipas burimeve, ky vendim është bërë i ditur nga zyra e shtypit e kryeparlamentares Spiropali.
Anulimi vjen në një kohë kur Partia Demokratike kishte paralajmëruar një aksion në parlament, duke synuar të shkaktojë kaos, siç ndodhi në seancat e mëparshme.
Përveç kësaj, nesër Tiranën do ta vizitojë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili pritet të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë, e cila ndodhet afër parlamentit. Ende nuk ka një njoftim zyrtar që lidhë anulimin e seancës me këtë vizitë apo me frikën nga veprimet e opozitës.
Disa deputetë të mazhorancës, përfshirë kryeministrin dhe ministrat, do të jenë të pranishëm në pritjen e Erdoganit.