-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

10 viktima dhe shkatërrim! Çfarë la pas uragani i fuqishëm që ‘rrafshoi’ Floridan?

Kryesoret

Të paktën 10 persona kanë vdekur pasi uragani Milton, thanë zyrtarët amerikanë për NBC.

Numri i të vdekurve u rrit pasi sherifi i kontesë Volusia Michael J. Chitwood konfirmoi se tre persona kishin vdekur në zonë.

Ka pasur dy vdekje të lidhura me stuhinë në qytetin e St. Petersburg dhe të paktën katër persona vdiqën në Shën Lucie.

Në të njëjtën kohë, uragani la pas shkatërrime të mëdha dhe përmbytje.

Çfarë po ndodh me uraganin tani?

Michael Brennan, drejtori i Qendrës Kombëtare të Uraganeve në SHBA u shpreh se Milton tani po largohet nga Florida, rreth 135 milje në lindje-verilindje. Por erërat e forta po prekin ende pjesë të Floridës pas stuhisë, shtoi ai.

Pjesë të Karolinës së Jugut bregdetare po përjetojnë gjithashtu efektet e stuhisë, vazhdoi ai.

Paralajmërimet e rritjes së stuhisë mbeten në fuqi përgjatë bregut lindor të Floridës deri në Brunswick, Georgia, shtoi zoti Brennan.

Ka gjithashtu paralajmërime për stuhi tropikale dhe erëra për pjesën më të madhe të Bregut Lindor.

Uragani Milton tani po largohet nga Florida, por rreziqet do të mbeten dhe banorët nuk duhet të dalin në rrugë ose të futen në ujërat e përmbytjeve, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit