-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dash Sula: E thotë Italia, këtu janë trefishuar plantacionet me kanabis

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula deklaron se janë trefishuar plantacionet me kanabis para zgjedhjeve.

“Trefishohen plantacionet me kanabis para zgjedhjeve. Antimafia italiane në raportin e saj për 2024 ka konstatuar se në Shqipëri parcelat e mbiella me kanabis në 2023 u trefishuan në krahasim me një vit më parë.

Janë dokumentuar 108.282 bimë kanabis të mbjella në territorin shqiptar kundrejt 49.201 bimëve të kapura një vit më parë.

Përtej propagandës me kaseta të montuara e shpërndarë për mediat, realiteti është se në Shqipëri trafiku i drogës është në lulëzim.

Në këto 12 vite ky është një fenomen që përsëritet. Sa herë ka zgjedhje lokale apo para zgjedhjeve parlamentare, bujqësia “vdes” ndërsa droga lulëzon.

Me paratë e drogës, me bandat që kanë mbrojtje politike më pas deformohet edhe vullneti politik i shqiptarëve” thotë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit