-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iku Çyrbja, PD: Rama i përdor për vota dhe i hedh si limon në SPAK

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas dorëheqjes nga mandati të socialistit Jurgis Çyrbja, i cili edhe sot ishte në SPAK ku iu komunikua akuza për shpërdorim detyre për kohën që ka qenë në Hipotekën e Durrësit. Bylykbashi thotë se Rama i përdor dhe për më pas i hedh socialistët.

“Lista e hapur apo lista e shqyer e PS? Që nga fillimi i këtij mandati parlamentar në 2021, tre deputetë të PS-së “të votuar” me shumë “vota preferenciale”, kanë dhënë dorëheqje pak para se prokuroria të fillojë hetimet, ose gati 40% e listës së PS në qarkun e Durrësit. Vota preferenciale e zgjedhësve apo e krimit?

Të gjithë e dinë që në Durrës, por jo vetëm aty, Rama ka përdorur Kodin Penal dhe jo Kodin Zgjedhor për të hartuar listën e deputetëve. Ka zgjedhur kandidatët që marrin më shumë vota duke përdorur si kriter llojin e veprës penale dhe masën e dënimit në Kodin Penal.

Rama, pasi i përdor për vota, i hedh si limon i shtrydhur. Pak para se të fillojë hetimi, u kërkon dorëheqjen. Struc-izëm politik që Rama të fshehë kokën në rërë e të thotë nuk kam asnjë deputet apo ministër në detyrë të arrestuar, apo SPAK është i specializuar vetëm me ish-funksionarë, se nuk e lejon Rama?

Ky është standarti i votimeve që Rama i quan zgjedhje. Simbiozë e Politikës, Shtetit dhe Krimit.

Lista e hapur apo lista e shqyer e PS?

Që nga fillimi i këtij mandati parlamentar në 2021, tre deputetë të PS-së “të votuar” me shumë “vota preferenciale”, kanë dhënë dorëheqje pak para se prokuroria të fillojë hetimet, ose gati 40% e listës së PS në qarkun e Durrësit. Vota preferenciale e zgjedhësve apo e krimit?

Të gjithë e dinë që në Durrës, por jo vetëm aty, Rama ka përdorur Kodin Penal dhe jo Kodin Zgjedhor për të hartuar listën e deputetëve.

Ka zgjedhur kandidatët që marrin më shumë vota duke përdorur si kriter llojin e veprës penale dhe masën e dënimit në Kodin Penal.

Rama, pasi i përdor për vota, i hedh si limon i shtrydhur. Pak para se të fillojë hetimi, u kërkon dorëheqjen. Struc-izëm politik që Rama

të fshehë kokën në rërë e të thotë nuk kam asnjë deputet apo ministër në detyrë të arrestuar, apo SPAK është i specializuar vetëm me ish-funksionarë, se nuk e lejon Rama?

Ky është standarti i votimeve që Rama i quan zgjedhje. Simbiozë e Politikës, Shtetit dhe Krimit” shkruan ai.

Çyrbja i PS-së del nga SPAK-u: Pyesni prokurorinë për informacion

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit