Arbana Osmani është përfolur se së shpejti do të rikthehet në ekran, por mesa duket ajo do të bëjë diçka krejt ndryshe. Ajo pritet që të hapë një kanal të vetin personal, pra bëhet fjalë për një podcast.
Pak ditë më parë, vetë Arbana publikoi një fotografi ku shihet se ka filluar punë të re. Me shumë fleta e shkrime Arbana, shihet më e angazhuar se kurrë. Moderatorja nuk tregoi ndonjë detaj se ku dhe kur do të shfaqet përsëri në ekrane televizive.
Përgjatë sezonit veror, e ftuar në “RTV Dukagjini”, ajo tha se nuk ka asgjë konkrete në lidhje me rikthimin e saj në ekran.
“Nuk ka absolutisht asgjë konkrete. Në momentin e parë që do ketë një lajm konkret që dua ta ndaj me shikuesit, me kënaqësi do ta ndaj unë e para. Pyetjes nëse do e shohim në sezonin e ri televiziv, shtator-tetor, me ndonjë projekt të ri televiziv, ajo iu përgjigj me “Patjetër. Mund të jetë ‘Big Brother’, mund të mos jetë ‘Big Brother’. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan”, tha Arbana.