-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partia Djathtas/ Agalliu përplaset me Sulën: Shqiptarët nuk e duan lidershipin e vjetër

Kryesoret

Ligjvënësit Arbi Agalliu dhe Dashnor Sula të ftuar në emisionin “Opinion” në News 24kanë debatuar lidhur me formimin e partisë së re “Djathtas”.

Kjo parti e re u formua ka në grup deputetësh dhe një pjesë e strukturave që janë larguar nga Parti Demokratike.

Agalliu tha se të djathtës i duhet një lidership dhe frymë e re, si dhe ironizoi Bashën duke e quajtur deputet të grupit parlamentar të Berishës.

“Shërbim ndaj pushtetit është të bashkosh votat për të bërë amnistinë për të liruar ata të cilët janë hetuar nga SPAK dhe dënuar nga GJKKO. Nuk flas për zotin Sula se ka votuar kundër. Të bashkosh votat për një reformë zgjedhore që e mbyll sistemin.”, tha Agallliu.

Ndërsa Sula u shpreh se “T’i japësh oksigjen qeverisë, kjo është thikë pas shprine. Rreth kësaj force politike janë mbledhur të zemëruarit me Berishën dhe PD-në. Kjo s’do të thotë se unë tani për inat të sime vjehrre të fle me mullixhiun. Alibeaj i ka shërbyer Sali Berishës si ministër, ka marrë benefite. S’kam marrë unë benefite. Atyre u ka ngelur hatri dhe janë prishur, prandaj dalin kundër. Unë do vazhdoj të bëj luftë brenda PD, por jo të zihem brenda dhe të iki“.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit