Ish-reperi Fero ka bërë një deklaratë të befasishme pas largimit nga muzika për t’iu dedikuar plotësisht fesë.
Në një video live të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shpreh dëshirën për të u martuar me më shumë se një grua, duke theksuar se i lejohet kjo sipas besimit të tij të ri.
“Është diçka që më lejohet dhe jam në një gjendje financiare të mirë për ta realizuar këtë”, tha Fero, duke iu referuar stabilitetit të tij ekonomik si një faktor që e mbështet këtë vendim.