-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit nën akuzë për shpërdorim detyre

Kryesoret

Ish-kryetarit të bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, nuk i ndahen telashet me drejtësinë. Sapo iu mbyll një çështje, atij ju hap një tjetër kapitull hetimor.

Ish-kryebashkiaku Kapri është marrë i pandehur sërish dhe ndaj tij është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me dy punonjës të tjerë të bashkisë së Pogradecit.

Hetimi ndaj ish zyrtarit të pushtetit lokal ngre dyshime për tejkalimin e zgjatjes së afatit të një lejeje, për të cilën nga afati deri në 2015 është firmosur në 2017.

Hetimi i ish kryebashkiakut vjen jo shumë kohë pasi ai u shpall i pafajshëm nga gjykata e Apelit Antikorrupsion, së bashku me vartës të hetuar për shkelje të barazisë në tendera. Për këtë hetim Eduart Kapri mori dy pafajësi në të dyja shkallët e gjyqësorit e së bashku me të edhe një ish drejtoreshë dhe një ish koordinator, që SPAK i akuzoi për një tender për dru zjarri dhe për mbylljen e tre shkollave të miratuara si qendra votimi. Në atë kohë ndaj Kaprit si edhe ndaj cdo zyrtari pati hetim pasuror, që u mbyll pa ngritje akuze dhe pa dyshime ndaj tij./TCh

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit