-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri Maqedonci ironizon Serbinë: Prej kur ushtria serbe ruan pyjet me mjete të blinduara?

Kryesoret

Ministri kosovar i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar ndaj shpjegimeve të Serbisë për afrimin e trupave të saj 50 metra nga kufiri me Kosovën, duke e cilësuar këtë si një justifikim të paqëndrueshëm për aktivitetet ushtarake. Ai theksoi se militarizimi i Serbisë tregon një qasje hegjemoniste ndaj Kosovës dhe fqinjëve të tjerë.

Maqedonci e pyeti në mënyrë ironike se si ushtria serbe mund të kryejë detyra për ruajtjen e pyjeve me mjete ushtarake, duke i kujtuar se rojet e pyjeve janë përgjegjëse sipas ligjit të Serbisë.

Prej kur paska filluar ushtria serbe të kryej detyra të ruajtjes së pyjeve dhe për më tepër me ushtarë të armatosur me armë dhe pajisje taktike si dhe me automjete të blinduara ushtarake? Sepse sipas ligjit të pyjeve të Republikës së Serbisë, konkretisht në nenin 40 të tij, është përcaktuar qartë se rojet e pyjeve në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave janë të vetmit zyrtarë për ruajtjen e pyjeve dhe pengimin e prerjes ilegale të tyre brenda territorit të Serbisë”, u shpreh Maqedonci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit