Sot është shpallur formacioni më i mirë i raundit të fundit të Nations League, i përbërë nga lojtarë të klasit botëror dhe disa surpriza. Një nga emrat që bie në sy është mbrojtësi çek, Vladimir Coufal, i cili shënoi asistin për golin e dytë të Çekisë ndaj Shqipërisë në fitoren 2-0.
Në këtë 11-shen janë përfshirë gjithashtu Luka Modriç dhe Jude Bellingham, që patën paraqitje të shkëlqyera me ekipet e tyre. Ylli norvegjez Erling Haaland u shpall si “ylli i yjeve” me një vlerësim prej 9.5.
Surpriza përfshijnë edhe lojtarë nga kombëtare më pak të njohura, si gardiani Lapoukhov nga Bjellorusia dhe qendërmbrojtësi Lopes nga Gibraltari.