Edon Zhegrova, mesfushori i Kosovës, ka shprehur krenarinë e tij pas rikthimit në fushë dhe shënimit të një goli në fitoren 1-2 ndaj Lituanisë në ndeshjen e Nations League. Pas disa problemeve me Federatën, ai shënoi golin e pestë për kombëtaren dhe ka kontribuar gjithashtu me tre asistenca.
Pas ndeshjes, Zhegrova ka reaguar në Instagram, duke falënderuar ekipin dhe duke theksuar kënaqësinë për përfaqësimin e Kosovës “Bravo për ekipin për fitoren e marrë. I lumtur që kam shënuar një tjetër gol dhe krenar që përfaqësoj shtetin tim.”
Performanca e tij ka qenë vendimtare dhe shpresohet që kjo lidhje emocionale me ekipin të vazhdojë, duke sjellë më shumë gola në të ardhmen.