Kapiteni i Kombëtares Ardian Ismajli në prononcim për mediat u shpreh se ndeshjen e Çekinë e harruan direkt dhe menduan vetëm për Gjeorgjinë.
“Ndeshjen me Çekinë e harruam direkt, menduam vetëm për Gjeorgjinë. E dominuam kundërshtarin, më përjashtim të minutave të fundit që u mbrojtëm. Mund të shënonim edhe 2-3 gola. Kthehemi më të motivuar se kurrë për ndeshjet e nëntorit.
Sot e kishin ndryshuar formacionin gjeorgjianët. U futën më sulmues. I kemi neutralizuar të gjitha aksionet e tyre. Besoj që fusha e tregoi.
Ata ishin të lumtur edhe me barazim. Do të shikojmë Çekinë me Ukrainën. Gjithçka është e hapur në nëntor, i falenderoj shumë tifozët për mbështetjen. Do të jemi më të motivuar se kurrë dhe do t’ia dalim”, tha Ismajli.