Çmimi Nobel në ekonomi u është dhënë Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson për kërkime mbi dallimet në prosperitet midis kombeve.
Tre ekonomistët “kanë demonstruar rëndësinë e institucioneve shoqërore për prosperitetin e një vendi” tha komiteti Nobel i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave.
“Shoqëritë me një sundim të dobët të ligjit dhe institucionet që shfrytëzojnë popullsinë nuk gjenerojnë rritje apo ndryshim për mirë. Hulumtimi i laureatëve na ndihmon të kuptojmë pse” shtoi ai.
Acemoglu dhe Johnson punojnë në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts dhe Robinson kryen kërkimet në Universitetin e Çikagos.
Çmimi i ekonomisë njihet zyrtarisht si Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkenca Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobelit.