Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku 15-vjeçari E.Gjoni u qëllua për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar. Sipas policisë, autori dhe 15-vjeçari njiheshin me njëri-tjetrin.
Ndërkohë janë marrë në pyetje dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë.
Ndërsa autori është identifikuar dhe policia po kontrollon banesën e tij dhe zonën përreth me qëllim gjetjen dhe kapjen e tij.