-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzat për përdhunim në Suedi/ Kylian Mbappe: Lajme të rreme

Kryesoret

Kylian Mbappe, sulmuesi i Real Madrid dhe Kombëtares së Francës, është përfshirë në një skandal mediatik pas raportimeve se po hetohet në Suedi për akuzat e përdhunimit. Ai e ka quajtur këtë informacion “lajme të rreme” dhe ka akuzuar PSG-në për përhapjen e tyre, duke sugjeruar se ato janë të sponsorizuara nga ish-klubi i tij për të ndikuar në seancën gjyqësore që kanë në vazhdim.

Në një postim në X, Mbappé shkroi se “është bërë kaq e parashikueshme”, duke e lidhur publikimin e akuzave me afatin e seancës gjyqësore për kërkesat financiare që ai ka ndaj PSG-së, që arrijnë në 55 milion euro.

Reagimi i PSG-së ishte gjithashtu i menjëhershëm, duke e quajtur situatën një “turp” dhe duke insistuar se klubi është përgjegjës për çdo gjë që lidhet me Mbappé. Ata theksuan se situata është e papranueshme dhe e karakterizuan si një tentativë për të manipuluar opinionin publik.

Aktualisht, Mbappé po kalon një periudhë të vështirë, duke u përballur me dëmtimin që e la jashtë listës së kombëtares për ndeshjet e tetorit dhe me akuzat e rënda që e rrethojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit